Lanë Zvicrën për Kosovën, Granit Xhaka jep përgjigjen e prerë

- Bota Sot

Lanë Zvicrën për Kosovën, Granit Xhaka jep përgjigjen e prerë

Futbollistët Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu lanë Zvicrën për t’ju bashkuar kombëtares së Kosovës. 

Të dy futbollistët luajnë me sukses për kombëtaren e Kosovës, e cila është në vend të dytë me 7 pikë, tre më pak se lideri i Grupit B, Zvicra.

Kosova ka rast të madh që të shkojë në play-off për të siguruar një biletë për në Kampionatin Botëror.

Mediumi zviceran “Blick” e pyeti kapiteni e Zvicrës, Granit Xhaka në lidhje me dy futbollistët që iu bashkuan Kosovës. 

Ka shumë histori dhe lidhje në të dyja anët e kundërshtarit tonë të dytë. Kosova ka dy ish-lojtarë të të rinjve të Zvicrës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. A e dëmton largimi i tyre Zvicrën?

“Nga perspektiva e tyre, bëhet fjalë për të qenë në gjendje që të vlerësojnë statusin e tyre.

A do të kishin arritur të siguronin një pozicion të rregullt titullar në ekipin kombëtar zviceran brenda tre ose katër viteve?

Do ta vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush nuk luan aktualisht për ne, por është tashmë më përpara në karrierën e tij. Ardon Jashari ka qenë me ne për tre vjet dhe ka bërë katër paraqitje.

A është Leoni më përpara se Ardoni?

Nuk mendoj kështu. Por ai është një djalë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin.

Ndoshta i ka munguar pak durim në lidhje me Zvicrën. Por në fund të fundit, është vendimi i tyre të luajnë për Kosovën, e cila tani po luan në nivel shumë të lartë”, tha Xhaka mes të tjera për mediumi zviceran.

Kosova do të përballet me Zvicrën, e cila ndeshje luhet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil “Vokrri” në Prishtinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot