Kërkon falje

- Bota Sot

Kërkon falje

Neymar shpërtheu ndaj trajnerit të Santosit pasi u zëvendësua në minutën e 85-të teksa po humbnin ndaj Flamengos të dielën.

Ai i bërtiti trajnerit dhe i hodhi me inat një shishe me ujë drejt stolit duke shkuar direkt në dhomën e zhveshjes, pa pritur fundin e ndeshjes.Juan Pablo Vojvoda më vonë e minimizoi incidentin, duke e quajtur reagimin e kampionit “normal”. Por kritikat shpërthyen shpejt në atdheun e tij.

Sipas Globo Esporte, Nejmar kontaktoi trajnerin e tij me telefon për të pranuar reagimin e tij jodrejtpërdrejt, duke ia atribuar nervozizmin gjyqtarit Savio Pereira Sampaio i cili e kishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 36-të për protestë.

Megjithatë, thuhet se gjesti irritoi edhe drejtuesit e Santos, të cilët tashmë po përballen me vështirësi në tabelën e kampionatit.

Gjatë telefonatës, Nejmar thuhet se nuk kërkoi falje zyrtare, por tha se ishte “i disponueshëm për të ndihmuar ekipin” dhe vlerësoi Vojvodën për punën e tij.

Klubi njoftoi se çështja tani konsiderohet e mbyllur. Santos u rikthye në stërvitje dje në një atmosferë në dukje të qetë.

Neymar, i rikthyer në klubin që e lançoi, mbetet në qendër të polemikave: midis lëndimeve, tensioneve të brendshme dhe mungesës së lidershipit, e ardhmja e tij dhe kontrata që skadon në dhjetor mbetet e pasigurt. Të gjithë sytë do të jenë tek ai në derbin kundër Palmeiras të shtunën e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot