Liverpool po kalon një periudhë të vështirë në Premier League, ku aktualisht ndodhet në vendin e tetë, 8 pikë pas kryesuesve të Arsenal.
Edhe pse klubi bëri disa nënshkrime të mëdha në verë, ende blerjet e reja nuk kanë mundur të bëjnë diferencën.
Madje këto blerje kanë sjellë mjaft kritika, duke turbulluar ambientin.
Humbja e fundit 0-3 ndaj Manchester City duket se do të detyrojë klubin kampion të shohë sërish nga merkatoja në muajin janar. “Reds” po vlerësojnë disa profile, veçanërisht për të forcuar sulmin e tyre.
Emri i parë në listë është ai i sulmuesit Antoine Semenyo, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë tre asiste në 9 ndeshjet e tij të para në Premier League për Bournemouth këtë sezon, duke bërë paraqitje të mira.
Qendërsulmuesi ganez vlerësohet në 55 milionë euro nga skuadra e tij dhe nuk dihet nëse kjo marrëveshje mund të arrihet në janar. 25-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2030 me Bournemouth.