Shqipëria U19 nis rrugëtimin drejt Europianit

- Bota Sot

Shqipëria U19 nis rrugëtimin drejt Europianit

Kombëtarja shqiptare U19 luan sot ndeshjen debutuese të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian 2026 të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë do të debutojnë kundër Ukrainës në stadiumin “Niko Dovana”, në takimin që pritet në nisë në orën 14:00.

Shqipëria bën pjesë në Grupin B5, së bashku me Ukrainën, Sllovakinë dhe Malin e Zi.

Ky raund do të zhvillohet tërësisht në vendin tonë, me ndeshjet që do të luhen në “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”.

Pas tre ditësh, më 15 nëntor, skuadra e Ahmatajt do të përballet me Sllovakinë, ndërsa raundi do të mbyllet më 18 nëntor, me takimin ndaj Malit të Zi, po në të njëjtin stadium dhe orar.

Kuqezinjtë synojnë që të kalojnë në raundin tjetër, duke parë edhe kundërshtarët që ka në grup si edhe faktin që pret ndeshjet në Shqipëri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot