Kylian Mbappe është paraqitur sot në konferencë për media te Kombëtarja e Francës.
Ai ka folur për ndeshjet e muajit nëntor, por edhe për bashkëlojtarët e tij, në veçanti për Upamecanon.
Gazetarët e pranishëm në këtë konferencë e pyetën yllin e Real Madridit për një transferim të mundshëm të Upamecanos në Madrid, ai u përgjigj:
“Upamecano?
Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë këtë sezon. Ai është mbrojtës dominant.
Ai luan te një klub i fortë.
Nuk do them asgjë, por kur flet për një lojtar si ai, të gjitha klubet do ta duan atë”.
27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me klubin e Bayernit.