Miqësorja Maqedoni-Letoni, pa sistemin “VAR” dhe me gjyqtarë nga Mali i Zi

- Bota Sot

Miqësorja Maqedoni-Letoni, pa sistemin “VAR” dhe me gjyqtarë nga Mali i Zi

Maqedonia në futboll, të enjtën do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Letonisë dhe kjo ndeshje vjen në një kohë kur Maqedonia është e lirë nga garat kualifikuese për Kupën e Botës, por duhet të luajë gjithsej dhjetë ndeshje në vitin kalendarik.

Teknologjia “VAR” nuk do të përdoret në këtë ndeshje, dhe janë zgjedhur gjyqtarë nga Mali i Zi për ta drejtuar këtë sfidë miqësore në Shkup. Gjyqtari kryesor do të jetë Millosh Savoviç, ndërsa ndihmësit e vijës janë: Vladislav Radenoviç dhe Nikola Raduloviç. Gjyqtari i katërt është Vlatko Ilioski nga Maqedonia.

Federata e Futbollit e Maqedonisë njoftoi se hyrja do të jetë falas.

Qëllimi është të mblidhen sa më shumë spektatorë dhe të mbështesin ekipin para duelit kyç në kualifikueset, dhe ndeshjes së fundit në shtëpi për vitin 2025.

Pas ndeshjes me Letoninë, Maqedonia do të niset për në Kardif për ndeshjen kundër Uellsit. Dueli është planifikuar për 18 nëntor, duke filluar nga ora 20:45, dhe do të jetë vendimtar për gjetjen e një kundërshtari më të lehtë në play off-in e Kupës së Botës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot