Conte humbet Anguissan

- Bota Sot

Conte humbet Anguissan

Nga grumbullimi i kombëtares së Kamerunit vijnë lajme jo të mira për trajnerin e Napolit, Antonio Conte.

Sipas njoftimit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kamerunit, mesfushori André Zambo Anguissa është detyruar të ndërpresë seancën e fundit stërvitore për shkak të një problemi muskulor.

Sipas burimeve nga kampi stërvitor në Rabat, situata nuk duket inkurajuese: dyshohet për një tërheqje muskulore në bicepsin femoral, ndërsa kohëzgjatja e mungesës së tij do të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore.

E sigurt është se Anguissa nuk do të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit që Kameruni do ta zhvillojë të enjten, në orën 20:00, në Marok, kundër Republikës Demokratike të Kongos.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Anguissa do të kthehet në Napoli për të nisur menjëherë procesin e rehabilitimit. Pas mungesës së Kevin De Bruyne, Conte rrezikon të humbasë një tjetër shtyllë të rëndësishme të mesfushës së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot