Orges Shehi takohet me drejtorin e kryeqytetasve

- Bota Sot

Orges Shehi takohet me drejtorin e kryeqytetasve

Omer Bunjaku ka publikuar një foto me Orges Shehin. Drejtori sportiv i Tiranës ka trazuar kështu merkaton, që për trajnerët është gjithmonë e ethshme.

“Miqësia e vërtetë nuk matet me kohën, por me besimin”, shkruan Bunjaku që ka punuar me Shehin për një kohë te Ballkani.

Shehi ka trazuar zërat në Superiore, pasi ka paraqitur dorëheqjen te Ballkani dhe pritet të largohet deri në përfundim të vitit.

Emri i tij ka qarkulluar menjëherë te Partizani dhe Teuta, ndeshje të cilën vendosi të shikojë në stadiumin “Niko Dovana”. Gjithsesi deri tani asgjë nuk është konkretizuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot