Korenica para ndeshjeve me Slloveninë dhe Zvicrën: Gjithçka po shkon shumë mirë

- Bota Sot

Korenica para ndeshjeve me Slloveninë dhe Zvicrën: Gjithçka po shkon shumë mirë

Kombëtarja e Kosovës me padurim pret dy ndeshjet e fundit të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia 1 pikë.

Mesfushori i Kosovës, Meriton Korenica, shpreh optimizmin para sfidës në Lubjanë (15 nëntor) me Slloveninë dhe me Zvicrën që luhet më 18 nëntor në Zvicër.

“Dy ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren tonë.

Bashkëlojtarët po përgatiten maksimalisht për këto dy ndeshje dhe forma e tyre është shumë e lartë.

Gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresoj që të marrim rezultate pozitive dhe të bëjmë historinë e Kosovës. Dalëngadalë kemi filluar të punojmë në aspektin taktik.

Ne kemi treguar lojëra shumë të mira dhe shpresoj të vazhdojmë tutje me këtë formë të lartë”, tha Korenica.



Lexoni të gjitha në Bota Sot