Konfirmohet nga Wolves

- Bota Sot

Konfirmohet nga Wolves

Wolves ka konfirmuar emërimin e trajnerit Rob Eduards.

Ky i fundit ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vite e gjysmë, pasi u largua nga Midëllsbruh në Championship.

Eduards zëvendëson kështu Vitor Pereiran, që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Wolves raportohet në Angli se ka paguar rreth 3 milionë euro, për të gjetur akordin me klubin e Championship.

42-vjeçari kishte marrë drejtimin e Midëllsbruh vetëm në qershor

. Dhe e la në vendin e dytë, ndërsa mori drejtimin e klubit të vendit të fundit në Premier Ligë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot