Shqipëria zhgënjen me Ukrainës U-19

- Bota Sot

Shqipëria zhgënjen me Ukrainës U-19

Kombëtarja U-19 e Shqipërisë luajti pasditen e sotme ndaj Ukrainës ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Kampionatin Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3:0.

Shqipëria, nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Davide Avdullari, Kris Gecaj, Samuele Sina, Mattia Huqi, Gabriel Kulla, Ergis Arifi (c), Arman Durmiši, Matteo Dashi, Leon Sylejmani dhe Rikardo Sheji.

Kuqezinjtë pësuan golin e parë në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të konkretizonte. Ukraina shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 74’ dhe 88’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3:0.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Sllovakia mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0. Të gjitha ndeshjet e grupit B5 po zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së dhe UEFA-s.

Takimet e dyta të këtij grupi do të luhen më 15 nëntor. Shqipëria do të përballet me Sllovakinë në “Niko Dovana” në ora 14:00 ndërsa Mali i Zi luan kundër Ukrainës në “Arena Egnatia” në ora 12:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot