Talenti i futbollit, Daris Zakuti, rikthehet në stërvitje pas lëndimit që e la jashtë për 12 javë rresht.
Lajmi bëhet i ditur nga shkolla e futbollit Prishtina.
“Pas 12 javësh jashtë fushës për shkak të lëndimit, qendërmbrojtësi i U17, Daris Zakuti, është rikthyer në stërvitje!
Darisi është shembull i vendosmërisë dhe përkushtimit”, thuhet në njoftimin e shkollës së futbollit Prishtina.