Alan Shearer: Nuk pres që Manchester United të mbyllë sezonin mes gjashtë vendeve të para

- Bota Sot

Alan Shearer: Nuk pres që Manchester United të mbyllë sezonin mes gjashtë vendeve të para

Ish-sulmuesi legjendar i Newcastle United, Alan Shearer, ka shprehur skepticizëm për ecurinë e Manchester United në këtë sezon të Premier League, pavarësisht përmirësimeve që po vërehen nën drejtimin e Ruben Amorim-it në sezonin e tij të parë të plotë në stolin e “Djajve të Kuq”.

“Barazimi ndaj Tottenham-it në fundjavë ishte një përmirësim, po, por Manchester United është ende larg formës ideale.

Ka ende shumë punë për të bërë dhe nuk pres që ata ta përfundojnë kampionatin në gjashtë vendet e para.”

Ai shtoi se, pavarësisht progresit, skuadra ka nevojë për kohë për t’u ndërtuar:

“Unë mendoj se do të përfundojnë diku mes vendit të gjashtë dhe të tetë.

Kjo do të ishte një rritje krahasuar me sezonin e kaluar, sepse atëherë ishin shumë larg nivelit të skuadrave të mëdha.

Nëse arrijnë të mbyllin sezonin në ato pozita, mund të konsiderohet një hap përpara, por puna nuk ka mbaruar.”

Pas 11 javëve të para të kampionatit, Manchester United ndodhet në një garë të ngushtë për zonën e kreut, së bashku me Tottenhamin, Aston Villën, Liverpoolin dhe Bournemouthin. Diferenca midis tyre përcaktohet vetëm nga golavarazhi, çka tregon një luftë të hapur për vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në Evropë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot