Futbollisti i kombëtares së Sllovenisë, Vanja Drkushiq, ka presionin e madh para sfidës me Kosovën, sepse vetëm fitorja i mban në lojë, çdo rezultat tjetër i lë përfundimisht në vend të tretë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Zvicra është lider i grupit me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia me 1 pikë.
Sllovenia ka mungesë të madhe yllin Benjamin Sheshko
"Ky do të jetë një minus i madh për ne, sepse të gjithë e dimë se çfarë do të thotë Sheshko për ne dhe për të gjithë futbollin slloven.
Këtë herë do të luajmë pa të", tha Drkushiq, duke shtuar:
“Mungesa e tij është një motivim tjetër, sepse ka qenë me këtë ekip kombëtar për shumë vite, nuk ka humbur asnjë ndeshje, kështu që do ti japim pak më shumë energji".
Drkushiq foli për Kosovën, por në të njëjtën kohë ai është i vetëdijshëm për cilësinë e lojtarëve të Matjazh Kek:
"Mendoj se luajtëm një ndeshje shumë cilësore në Prishtinë dhe merituam të fitonim.
Mysafirët vijnë në Stozhice shumë të motivuar, dhe ne luajmë para tifozëve vendas dhe duam të fitojmë".
Përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të luhet të shtunën e fundjavës (20.45).