Gjimshiti për transfertën e Andorrës: Silvinjo në vështirësi

- Bota Sot

Gjimshiti për transfertën e Andorrës: Silvinjo në vështirësi

Berat Gjimshiti ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Andorrën.

Çfarë do tentoni nesër? “Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të tij me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi.

Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha.

A kishte menduar që do luaje shanset për Botërorin? Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç gjithmonë është ndeshja e radhës.

Sigurisht momentet që kemi, jemi të mirë, do hyjmë për maksimumin dhe 3 pikë, që të vazhdojë ëndrra. A e kam menduar sfidën e parë? Nëse me pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo të provosh.

Çfarë ka plus kjo Kombëtare në krahasim me atë në Europian? Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne.

Ka ndonjë shans nesër për gol? Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë.

Mesazh për tifozët? Si gjithmonë, kur dëgjova që do jetë plot me tifozët tonë të jep një shtyrje akoma më shumë. Besoj se mesazhi që do japim gjithmonë ne, është falenderues

Ne mund të bëjmë është të japim maksimumin në fushë dhe ata jashtë, shpresojmë t’i bëjmë të lumtur pas ndeshjes. Besoj do ia arrijmë”, u shpreh Gjimshiti në fjalën e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot