Kombëtarja e Shqipërisë para sfidës së madhe

- Bota Sot

Kombëtarja e Shqipërisë para sfidës së madhe

Kombëtarja e Shqipërisë do e luajë takimin e radhës me Andorrën.

Kjo sfidë është e rezervuar për nesër në orën 20:45 dhe vlen për raundin e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026.

Në rast se Anglia dhe Shqipëria fitojnë takimet respektive, atëherë kuqezinjtë sigurojnë për herë të parë fazën “play off” të Botërorit 2026.

Përpara transfertës historike në Andorra ka folur trajneri Silvinjos.

Braziliani tha fjalën e tij në konferencën për shtyp.

Pritshmëria dhe ndryshimi nga ndeshja e parë – “Imagjinojmë që do të jetë një ndeshje e ndryshme në aspektin se Andorra është një kombëtare që Koldo Alvarez ka shumë vite në drejtim, e njeh shumë mirë lojtarët. Kanë anën mbrojtëse shumë të mirë, di limitet e lojtarëve.

Mendoj se rezultatet nuk janë të thella, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para që shënuam dy gola shpejt dhe na qetësoi”, tha Silvinho.

Kapiteni Gjimshiti tha që të gjitha ndeshjet janë të vështira, ndeshja e fundit me Serbinë, në 45 minuta ishte 1-1, nuk është e lehtë. Andorra është ekip që lufton për çdo centimetër në fushë, është ekip që shpresojmë të fitojmë ndaj tij. Por më pyetët dhe them se është e vështirë”.

Afron Botërori – “Kur flasim për ne, po rritemi si federatë, të gjithë po rriten dhe rezultatet janë Europiani, rruga e Botërorit. Është normal, diferenca është gjithnjë e më e vogël.

Por më kryesorja është që futbolli është pasion. Themi që në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka.

Gjithmonë kur luan jashtë është pak më e vështirë, ka një faktor që të ndikon.

Padyshim afrohet Botërori, për ne në fakt afrohet play-off.

E dimë që është një hap shumë i vështirë, është një situatë shumë e mirë, nuk ka ndodhur kurrë më parë që ky ekip të shkojë në ndeshjet e fundit në gjendje të shkojmë në play-off të Botërorit. Tani duam ta shfrytëzojmë, nëse bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Andorrës, mund të ndodhë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot