Trajneri Silvinjo mbajti konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Andorrën. Nga gazetarët vendës u pyet edhe për çështjen Jamal.
Keni disa kohë si trajner, cili është pozicioni yt, kur ka konflikt mes klubit dhe federatës?
Tani Shqipëria është më e vogël, por kishte një përplasje aty ku luan Ivan Balliu. Edhe pse jeni përfaqësuese më e vogël, çfarë pozicioni keni si trajner kur ka situatë si me Jamal?
“Koha kalon shumë shpejt, Silvinjo 51 vjeç. Kam disa vite që jam pjesë e stafeve teknike në ekipe të ndryshme, puna tek Interi, po ashtu te përfaqësuesja e Brazilit. Ndërkohë që tashmë edhe si trajner i parë te Shqipëria. E shikoj si një përballje force ku në mes janë lojtarët.
I kam përjetuar këto situata edhe më përpara. Duhet të dakordësohesh deri diku në një moment. Ka shumë ndeshje që duhet të luajnë lojtarët. Ky është diskutimi, që vazhdimisht qarkullon në UEFA dhe FIFA, këtu mbetet lojtari në mes.
Vazhdoj të rri i mendimit që janë shumë ndeshje, të mërkurën dhe dielën, më pas ndoshta grumbullimi i Kombëtares. Përsëri rikthehet i njëjti ritëm, kështu besoj se janë shumë ndeshje për lojtarët”, u shpreh Silvinjo.