Prokurori turk kërkoi dënim me mbi 2000 vjet për Imamoglun, reagon opozita: Qeveria e përdor si propagandë për të shuar demokracinë

- Bota Sot

Prokurori turk kërkoi dënim me mbi 2000 vjet për Imamoglun, reagon opozita: Qeveria e përdor si propagandë për të shuar demokracinë

Partia e politikanit opozitar të burgosur Ekrem İmamoğlu hodhi poshtë si “propagandë politike” kërkesën e prokurorisë për t’i shqiptuar ish-kryebashkiakut të Stambollit një dënim burgimi mbi 2.000 vjet.

“Me këtë aktakuzë, qeveria zbuloi se dëshiron ta shtyjë këtë vend larg demokracisë”, deklaroi sot në Ankara Deniz Yucel, zëdhënës i Partisë Republikane Popullore (CHP).

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për një tekst ligjor, por për një dokument politik që synon të godasë të gjithë partinë.

Imamoglu konsiderohet rival i fortë i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Ai u arrestua në mars me akuza për terrorizëm dhe korrupsion dhe u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Stambollit.

Dje, të martën më 11 nëntor, prokuroria e Stambollit paraqiti aktakuzën, duke kërkuar që İmamoğlu t’i shqiptohet një dënim total prej 2.430 vjetësh burg për 142 vepra penale.

Sipas aktakuzës, politikani opozitar akuzohet se ka themeluar dhe drejtuar një organizatë kriminale, si dhe për ryshfet dhe pastrim parash, ndër akuza të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot