Ministrja e Energjisë së Ukrainës, Svitlana Hrinçuk, dhe ministri i Drejtësisë, Herman Halushchenko, dhanë dorëheqjen ditën e sotme pas një skandali të madh korrupsioni në sektorin energjetik të vendit.
Pak më herët, presidenti Volodymyr Zelensky kishte kërkuar dorëheqjen e dy ministrave.
“Dorëzova letrën e dorëheqjes”, shkroi Hrinçuk në një postim në Facebook, duke pohuar njëkohësisht se nuk mban përgjegjësi për “asnjë shkelje të ligjit”.
Çështja e korrupsionit lidhet me paraardhësin e saj, Halushchenko-n, dhe me Timur Mindich, bashkëpunëtor të ngushtë të Zelenskyt, i cili u largua nga Ukraina pak para shpërthimit të skandalit.
Kryeministrja Yulia Svyrydenko deklaroi se i ka paraqitur Kuvendit kërkesën për shkarkimin e dy ministrave. Më herët gjatë mëngjesit, kryeministrja sqaroi se një hetim për korrupsion po zhvillohet në kompaninë shtetërore ukrainase të energjisë bërthamore Energoatom.
Autoritetet ukrainase kanë ngritur akuza ndaj shtatë personave në lidhje me ryshfete në vlerën e 100 milionë dollarëve, ku përfshihen zyrtarë të lartë të sektorit energjetik.