10 futbollistët më të paguar në Europë

- Bota Sot

10 futbollistët më të paguar në Europë

Kylian Mbappe është aktualisht lojtari më i paguar në Europë. Sipas vlerësimeve të CIES, superylli francez fiton një shumë marramendëse prej 22.8 milionë eurosh bruto në vit.

Kjo analizë bazohet në një model statistikor që merr në konsideratë disa kritere sportive, të tilla si minutat e luajtura, niveli i ndeshjeve dhe shkalla e fillimit gjatë vitit të kaluar, duke marrë parasysh edhe pozicionin e lojtarit. Mohamed Salah dhe Jude Bellingham plotësojnë podiumin e yjeve më të paguar aktualisht në Europë.

Thibaut Courtois është portieri më i paguar, Van Dik qendërmbrojtësi më i paguar, por dy yjet nuk bëjnë pjesë në top listën e 10-të më të paguarve.

1. Mbappé (Real Madrid): 22.8 mln euro
2. Salah (Liverpool): 17.9 mln euro
3. Bellingham (Real Madrid): 17.5 mln euro
4. João Neves (PSG): 17.3 mln euro
5. Szoboszlai (Liverpool): 17.1 mln euro
6. Dembélé (PSG): 16.9 mln euro
7. Alvarez (Atlético): 16.9 mln euro
8. Martínez (Inter Milan): 16.7 mln euro
9. Yamal (Barça): 16.7 mln euro
10. Vinicius (Real Madrid): 16.2 mln euro



Lexoni të gjitha në Bota Sot