E ardhmja e sulmuesit senegalez Nico Jackson te Bayern Munich duket e pasigurt.
Sipas asaj që raporton Bild, drejtuesit e klubit bavarez nuk janë plotësisht të bindur nga paraqitjet e tij dhe mund të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare nga Chelsea.
Jackson, i cili u bashkua me Bayernin në formë huazimi nga klubi londinez, ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 12 ndeshjet e para me kampionët e Gjermanisë.
Sipas marrëveshjes, Bayern ka mundësinë ta blejë përfundimisht lojtarin për 65 milionë euro, por kjo e drejtë do të kthehej në detyrim nëse ai arrin 40 paraqitje gjatë sezonit.
Në këtë moment, ndjesia është se ish-lojtari i Villarreal nuk do ta arrijë këtë kuotë, çka e bën shumë të mundshme që Bayerni të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes.
E ardhmja e tij, për rrjedhojë, mbetet e hapur mes rikthimit në Chelsea dhe kërkimit të një aventure të re.