Shqipëria po e përgatit Andorrën ashtu siç edhe duhet, si një finale e madhe.
Për ne është e tillë pasi në rast fitore, kuqezinjtë do të shkonin me shumë gjasë për herë të parë në Play Offin e Botërorit.
Ajo që vihet re nga stërvitja e Shqipërisë në Andorra është përqendrimi i lart i lojtarëve dhe mungesa e batutave gjatë seancës.
Nuk ka as të qeshura dhe ilaritete të shkaktuara, përqendrimi është maksimal.