Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, anëtar i kombëtares së Shqipërisë dhe Dinamos së Zagrebit, është shpërblyer nga gjiganti kroat.
Futbollistit i është zgjatur kontrata me Dinamon dhe klubi së shpejti do të zyrtarizojë.
Paga vjetore e tij do të jetë 500 mijë euro.
”Anësori shqiptar është shpërblyer për paraqitjet e tija shumë të mira në fillim të sezonit.
Kontrata e re do t’i skadojë në verën e vitit 2029, do të jetë dy vjet më e gjatë se ajo aktuale.
Kontrata e re u nënshkrua për një pagë më të lartë për Hoxhën, i cili do të fitojë rreth gjysmë milioni euro në vit”, shkruan media kroate “Index”.
Hoxha është në formën më të mirë të mundshme dhe ka kontribuar shumë në rezultatet e Dinamos gjatë kësaj vjeshte.