Vëllezërit Shpendi ëndërrojnë Serie A

- Bota Sot

Vëllezërit Shpendi ëndërrojnë Serie A

Dy binjakët shqiptarë, pavarësisht se luajtën një për Çezenën dhe një për Empolin, Kristian dhe Stiven Shpendi kanë arritur të njëjtin numër golash në kampionatin e Serie B, pesë gola secili, kur kampionati ka arkivuar 12 ndeshje dhe tani është në pushimin e tretë ndërkombëtar.

Të dy lojtarët folën në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur edhe për ndeshjen që do t’i vërë dy ekipet kundër njëra-tjetrës në fundin e gjysmës së parë të sezonit.

Sidomos pasi dështuan të takohen vitin e kaluar.

“Seria B është shumë e vështirë. Do të ishte mirë të kishim përsëri playoff-e, dhe sa mirë nëse do të shin edhe ata atje”, thotë Kristian, me Stiven që përgjigjet: “Çezena po luan për Serie A, absolutisht! Nuk shpresoj vetëm t’i takoj në playoff, por në finale, atje, stabiliteti i familjes do të ishte në rrezik…”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot