Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm

- Bota Sot

Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm

Faza play-off e Eliminatoreve të Botërorit 2026 është më afër se kurrë për Shqipërinë, e cila pas fitores në transfertë përballë Serbisë i duhet sot një tjetër tri pikësh larg “Air Alabania”-s.

Këtë herë rivalja është Andorra, një ekip modest, por që bazon lojën në mbrojtje.

Për këtë motiv formacioni i zgjedhur nga Sylvinho duhet që të jetë si i kujdesshëm në mbrojtje, por edhe i mprehtë në sulm për të gjetur sa më shpejt golin që do të zhbllokonte “këmbët” dhe emocionet e lojtarëve.

Për këtë takim komisari teknik brazilian do të rreshtojë të tijtë me skemën 4-3-3.

Në portë Strakosha është titullar i padiskutushëm ashtu siç janë edhe dy mbrojtësit e krahurt Hysaj dhe Mitaj.

Ndërsa në qëndër Gjimshiti ende nuk di se kush do të jetë partneri i tij pasi Sylvinho është në dyshim mes Ajetit dhe Ismajlit.

Mesfusha është një tjetër repart ku nuk priten ndryshime krahasaur me takimet e kaluara. Shehu, Asllani dhe Laçi rikonfimohen pas provës së madhe të treguar në Leskovc.

Sa i përket sulmit Manaj duket i sigurt për vendin e tij në majën e repartit ashtu si edhe Broja, i cili do të aktivizohet në të djathtë. Ky repart do të plotësohet nga Uzuni ose Hoxha, të cilët janë në balotazh për një vend titullari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot