Tuchel zbulon “armën” e re të Anglisë

- Bota Sot

Tuchel zbulon “armën” e re të Anglisë

Triumfi në SHBA, Kanada dhe Meksikë 2026 është objektivi i madh i Anglisë së Tomas Tuchel, i cili ditën e djeshme ka qenë protagonisti kryesor i konferencës për shtyp të “Tre luanëve” në vigjilje të takimit me Serbinë.

Trajneri gjerman u ka shpjeguar gazetarëve se çfarë ishin këpucët e reja të përdorura prej lojtarëve të Anglisë gjatë qëndrimit në qendrën e grumbullimit. Rashford dhe disa lojtarë të tjerë janë fotografuar nga fotoreporterët duke veshur disa këpucë të veçanta me ngjyrë të kuqe.

Ky fakt u ka tërhequr vëmendjen gazetarëve, të cilët kanë kërkuar një shpjegim nga Tuchel-i. “Dikush më foli për këto këpucë dhe më pas vura re se të gjithë lojtarët i kishin veshur.

Përtej ngjyrës dhe formës më kanë shpjeguar se këto këpucë ndihmojnë shumë lojtarët që të fokusohen më shumë gjatë mbledhjeve.

Për mua rëndësi ka që lojtarërt të besojnë diçka të tillë”, tha 52-vjeçari.

Po dje komisari teknik i Anglisë tregoi diçka më shumë edhe rreth planifikimit të skuadrës.

Sipas tij Kane, Bellingham dhe Foden janë tre lojtarë, të cilët nuk do të mund të lujanë kurrë së bashku me fanellën e “Tre luanëve”. Tuchel shpjegoi se karakteristikat e tyre bëjnë që në skemën aktuale të Anglisë të kthejnë në pamundur aktivizimin e tri futbollistëve në fjalë njëkohësisht.



Lexoni të gjitha në Bota Sot