Arteta: Ajo që po bën Merino si sulmues është e jashtëzakonshme

- Bota Sot

Arteta: Ajo që po bën Merino si sulmues është e jashtëzakonshme

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket se është i kënaqur nga ndikimi i spanjollit Mikel Merino si një sulmues pyke, një “numër 9”.

Duke folur për këtë risi, Arteta tha:

“Ne kemi gjetur një mënyrë për ta aktivizuar Mikel në tre role të ndryshme këtë sezon dhe ai ka performuar në të gjitha”.

“Ai pati një kontribut të madh disa ditë më parë me golat e tij, veçanërisht tani që Viktor Gyokeres është i dëmtuar. Është mirë të kesh një lojtar të tillë. Nuk është e natyrshme sepse ai nuk ka luajtur atje në karrierën e tij, por ai është një lojtar kaq inteligjent sa mund të përshtatet në çdo pozicion”, deklaroi Arteta.

Më tej, Arteta foli edhe për gjendjen e Kai Havertz, i dëmtuar dhe pritet që së shpejti të stërvitet me skuadrën. “Le të shohim se si ai do ta përthithë ngarkesën kur të fillojë të stërvitet me ne. Kur ta ketë bërë këtë, do të duhet ta kemi nën vëzhgim në javët e para për të menaxhuar minutat e tij.

Tani kemi këtë problem me gjurin e tij. Do të zgjidhet dhe shpresojmë që ai të kthehet në formën e tij më të mirë”, tha trajneri i Arsenal.

Në fund, spanjolli u shpreh edhe për përjashtimin e Myles Lewis-Skelly nga skuadra e Anglisë:

“Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin dhe për të dhënë një perspektivë të mirë të situatës.

Në rastin e Myles, ajo që ai ka bërë në moshën e tij është e jashtëzakonshme.

Mos shikoni se çfarë po ndodh në një moment, sepse ndoshta ndodh për arsyet e duhura, dhe sot nuk mund ta shihni.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot