Ndeshja ndaj Andorrës, flet Duka

- Bota Sot

Ndeshja ndaj Andorrës, flet Duka

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, Armand Duka, e vlerësoi përballjen e sotme (20.45) si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni, duke theksuar se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off.

Ndeshja ndaj Andorrës? 

“Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme.

Të gjitha vlejnë tre pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit. Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet e play-off-it në mars.

Padyshim që kemi edhe një sy nga Anglia.

Por ekipi duhet të jetë i përqendruar për të bërë detyrën e vet dhe për të marrë tre pikët në këtë stadium”, tha Duka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot