Gjyqtari më i mirë francez ndan drejtësinë Slloveni – Kosovë

- Bota Sot

Gjyqtari më i mirë francez ndan drejtësinë Slloveni – Kosovë

Të shtunën zhvillohet ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA-ja e ka caktuar gjyqtarin për këtë takim.

Clement Turpin do të jetë kryesori, me ndihmësit e tij: Nicolas Danos dhe Benjamin Pages.

Në VAR do të jetë një tjetër francez. Bëhet fjalë për Jerome Brisard.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot