Shqipëria U21 triumfoi në transfertën me Moldavinë U21.
Goli i vetëm i ndeshjes miqësore erdhi në minutën e 18-të nga mesfushori shqiptar Burak Alili që luan për Nionin në Zvicër.
Alili realizoi një eurogol nga 40-metra duke shtangur portierin kundërshtar, i paaftë për të reaguar ndaj asaj goditje vrastare.
Për kuqezinjtë, ky ishte një test i rëndësishëm në të cilin trajneri Alban Bushi pati mundësinë që të shohë lojtarë që mund t’i shërbejnë për Europianin 2027.
Rikujtojmë që Shqipëria është e kualifikuar si organizatore, ndërkohë që deri në vitin 2027, do të ketë vetëm ndeshje miqësore.