Huijsen mbron Yamali dhe Viniciusin

- Bota Sot

Huijsen mbron Yamali dhe Viniciusin

Viti 2025 është i jashtëzakonshëm për Dean Huijsen.

Në moshën 19-vjeçare, qendërmbrojtësi i Real Madridit ka kaluar nga pritshmëritë në realitet, duke debutuar me Spanjën (pas dëmtimit të Íñigo Martínez) dhe fituar menjëherë vend titullari te “Los Blancos”.

Në një intervistë për “Radio MARCA”, ish-lojtari i Romës dhe Juventusit tha: “Përqendrohem te vetja dhe mundohem të përmirësohem çdo ditë. Po e  menaxhoj mirë këtë fazë të karrierës”.

Huijsen, që u formua nën drejtimin e Iraola te Bournemouth, para se të kalonte në Madrid, shtoi: “Nuk ndjek çfarë thonë mediat, bëj jetën time normale: stërvitje, shtëpi, kaq”.

Ai foli edhe për përvojën me kombëtaren: “Këtu jemi shokë, në kampionat rivalë. Atmosfera është shumë e mirë”. Huijsen mbrojti Lamine Yamal dhe Vinícius nga kritikat: “Nëse duhet të na qortojnë, në rregull, por shpesh teprohet”.

Me këmbë në tokë dhe objektivin e Botërorit në horizont, ai shihet si e ardhmja e mbrojtjes spanjolle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot