Mbrojtësi Mërgim Vojvoda është optimist se me kombëtaren e Kosovës do të arrijë rezultat të mirë në Lubjanë ndaj Sllovenisë.
Ndeshja luhet të shtunën në orën 20.45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
"Grupi është duke stërvitur shumë mirë, jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe po e presim me hastret të shtunën.
Është një ndeshje si finale dhe secili prej nesh dëshiron të fitojë. Ia dimë aftësinë Sllovenisë, prandaj edhe po përgatitemi shumë mirë.
Do të luajmë si në një finale dhe do të shkojmë për tri pikë. Një pikë është e mirë, por kur hyn në fushë luan për fitore dhe ne po shkojmë për fitore", tha Vojvoda.