Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica gjatë ditës së sotme ka pasur një mysafir të veçant gjatë përgaditjeve për ndeshjen jetike kundër Sllovenisë.
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se:
“Sot u takova me njërin prej djemve tanë të artë, Milot Rashicen.
U pajtuam për një gjë: Kosova s’ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhes, e deri tek kualifikimi per botëror.
Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë!”
Kosova luan kundër Sllovenisë më 15 nëntor në Ljublanë në ndeshjen e parafundit për kualifikime në Kupën e Botës 2026.