Interi po mendon për huazimin e brazilianit

- Bota Sot

Interi po mendon për huazimin e brazilianit

Në afatin kalimtar te fundit, Inter transferoi Luis Henrique nga Olimpique Marseille për 22.8 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera në bonuse.

Transferimi i anësorit brazilian po rezulton një dështim i vërtetë.

23-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje për Interin, përfshirë këtu edhe Kupën e Botës për Klube. Në sezonin aktual, Henrique ka nisur vetëm dy ndeshje si titullar, por pa arritur të ketë ndikim në fushën e lojës.

“Footmercato” raporton se Interi po mendon për huazimin e brazilianit gjatë merkatos së janarit. Klubi zikaltër ia ka ofruar anësorin brazilian tre klubeve franceze si Lyon, Monaco dhe ish-klubi i tij, Marseille, por ato nuk janë të interesuara.

Megjithatë, klubi zikaltër po shikon për mundësi të tjera pë të huazuar Henrique-n gjatë merkatos së janarit, pas refuzimit nga klubet franceze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot