Hansi Flick me dhimbje koke

- Bota Sot

Hansi Flick me dhimbje koke

Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një përforcim të domosdoshëm në merkaton e janarit për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Emri i pëlqyer nga Flick është Daniel Munoz, mbrojtësi i djathtë i Crystal Palace.

Megjithatë, Crystal Palace, i vetëdijshëm për rolin kyç të kolumbianit, ka përjashtuar çdo ofertë për ta shitur atë gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke i mbyllur derën përfundimisht Barcelonës.

Sipas medieve spanjolle, klubi katalanas kishte përgatitur një ofertë 30 milionë euro për Munoz, me qëllim për të siguruar atë që në merkaton e janarit.

Objektivi i Barcelonës shtyhet për verën e ardhshme, por konkurrenca do të jetë shumë e madhe, duke parë formën e mrekullueshme që po tregon Munoz dhe sigurisht që Crystal Palace do të kërkojë më shumë se 30 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot