Kombëtarja e Kosovës po përgatitet maksimalisht për ndeshjen me Slloveninë që luhet të shtunën (20.45) në Lubjanë.
Ndeshje si finale për vend të dytë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kosovës i mjafton një pikë që të sigurojë vendin e dytë.
“Dardanët nuk ndalen – përgatitjet vazhdojnë me intensitet maksimal!" - thuhet nga FFK.
Zvicra kryeson grupin me 10 pikë, pasojnë Kosova me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia me 1 pikë.