Sulmuesi kryesor i nënshtrohet operacionit, Vora zbulon gjendjen e futbollistit

- Bota Sot

Sulmuesi kryesor i nënshtrohet operacionit, Vora zbulon gjendjen e futbollistit

Vora ka bërë një njoftim në rrjetet sociale, ku tregon se Bernard Karrica i është nënshtruar një operacioni. Fatmirësisht sulmuesi ka kaluar me sukses këtë ndërhyrje.

Klubi i uron shërim të shpejtë sulmuesit, ndërsa mezi presin të rikthehet në ekip.

“Sulmuesi ynë Bernard Karrica i është nënshtruar me sukses operacionin në muskujt hamstring dhe pritet të mungojë rreth 5 muaj.

Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë stafin e Pihlajalinna Hospital Turku – Finlandë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë procesit. ????????

Klubi dhe bashkëlojtarët janë të lumtur që gjithçka ka shkuar mirë dhe i urojnë shërim të shpejtë Bernardit, të cilin mezi presim ta shohim sërish në fushë edhe më të fortë!”, shkruan Vora.



Lexoni të gjitha në Bota Sot