Objektivi i madh i Manchester United

- Bota Sot

Objektivi i madh i Manchester United

Objektivi i madh i Manchester United për vitin e ardhshëm është transferimi i Elliot Anderson, mesfushori i Nottingham Forest.

23-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Newcastle te Nottingham Forest për 40 milionë euro dhe që nga ai moment vlera e tij është rritur në treg, duke parë paraqitjet shumë të mira që ka bërë gjatë kësaj periudhe.

Sipas medieve angleze, Nottingham Forest e vlerëson mesfushorin 100-120 milionë euro dhe mesa duket Manchester United është i gatshëm të paguajë këtë shifër. Ruben Amorim e sheh Anderson si profilin ideal për t’i dhënë “çelësat” e mesfushës.

Vetë lojtari është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. “Djajtë” do të provojnë transferimin e tij që në merkaton e janarit, ndryshe mbetet për verën e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot