“Në Dragash, këtë mëngjes, për të uruar Bexhet Xheladinin dhe ekipin e LDK-së, për fitoren e dytë radhazi në këtë komunë fisnike. Fitorja këtu është më shumë se rezultat zgjedhor, është mirënjohje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin e një ekipi që i ka shërbyer Dragashit me dinjitet e punë të ndershme. Në këtë trevë të punës, traditës dhe besës, qytetarët dhanë një mesazh të qartë: punët e mira vlerësohen, drejtimi i drejtë shpërblehet. Ju faleminderit për pritjen që ma bëtë. Për gjithë ngrohtësinë e treguar që nuk ju mungon asnjëherë. Jemi me fat që ju kemi!”, ka shkruar Abdixhiku.