Sa para fiton Shqipëria nëse kualifikohet në botërorin historik

- Bota Sot

Sa para fiton Shqipëria nëse kualifikohet në botërorin historik

Shqipëria asnjëherë deri më tash nuk ka qenë pjesë e finales së madhe të ekipeve nga e gjithë bota garë kjo e FIFA-s që organizohet çdo katër vjet.

Por, kjo nuk do të thotë se kuqezinjtë nuk do të arrijnë të sigurojnë ndonjëherë biletën për botërorin historik, raporton KosovaPress.

Nëse kuqezinjtë sigurojnë mesin e 48 skuadrave në fazën finale të Botërorit, atëherë shpërblimi është rreth 9 milionë euro.

Më pas çdo fitore në grupet e botërorit ka shpërblim prej rreth 1.5 milionë eurosh, teksa barazimi siguron gjysmë milion euro.

Ekipet në play-off, nëse Shqipëria sonte mposht Andorrën në grupin K, mund të jenë Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia. Këto ndeshje do të zhvillohen në muajin mars 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot