Lamine Yamal në garë për Çmimin FIFA Puskás 2025

- Bota Sot

Lamine Yamal në garë për Çmimin FIFA Puskás 2025

FIFA ka publikuar listën e ngushtë për çmimin Puskás 2025, që vlerësojnë golat më të bukur të shënuar midis 11 gushtit 2024 dhe 2 gushtit 2025.

Votimi është tashmë i hapur në FIFA.com, ku tifozët dhe një panel legjendash do të përcaktojnë fituesit, me një ndarje të barabartë prej 50% të pikëve nga secili grup.

Ndër emrat e spikatur për çmimin Puskás janë Lerrandro (Vitória), Declan Rice (Arsenal), Lamine Yamal (Barcelona), Pedro de la Vega (Cruz Azul) dhe Alessandro Deiola (Cagliari).

Fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë The Best FIFA Football Awards 2025.



Lexoni të gjitha në Bota Sot