Cristiano Ronaldon e tradhtojnë nervat, godet kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq!

- Bota Sot

Cristiano Ronaldon e tradhtojnë nervat, godet kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq!

Cristiano Ronaldo është tradhtuar nga nervat në duelin ndaj Irlandës.

Në minutë 61-të, ylli portugez u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me brryl kundërshtarin, në lojën pa top, gjatë një dueli brenda zonës.

Pas konsultës me pamjet në VAR, gjyqtari vendosi ta përjashtonte nga loja CR7-tën.

Si të mos mjaftonte disfata me 2 gola, luzitanët humbën edhe yllin e tyre, duke i komplikuar ndjeshëm gjërat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot