Ajeti: Vetëm 3 gola të pësuar? Me Gjimshitin njihem prej 17 vitesh

- Bota Sot

Ajeti: Vetëm 3 gola të pësuar? Me Gjimshitin njihem prej 17 vitesh

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike, me fanellën kuqezi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes ndaj Andorrës, për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“E prisnim një ndeshje të tillë, është kundërshtar i papërshtatshëm për të luajtur. Duhet të ishe gjithmonë gati për gjithçka. Edhe pse 1-0 kemi bërë mjaft mirë.

Ndaj Anglisë, do të jetë ndeshje komplet ndryshe.

Do të bëjmë analizë, kemi dy ditë kohë. Kryesore është që arritëm play off-in. Do të marrim seriozisht edhe ndeshjen ndaj Anglisë.

Vetëm 3 gola të pësuar? Të gjithë lojtarët kanë punuar shumë në aspektin difensiv. Gjimshitin kam 17 vite që e njoh. Jemi shok që shumë vite.

Në Kombëtare ndihem gjithmonë krenar, që jam pjesë e këtij grupi dhe që mund të përfaqësoj gjithë shqiptarë. Do jap gjithmonë maksimumin edhe në ndeshjen e fundit.

Sot kishim vështirësi sepse Andorra mbyllej shumë mirë. Kishim qetësi dhe prisnim momentin e duhur, jemi të kënaqur me 1-0, por kemi shumë gjëra për t’u përmirësuar”, u shpreh Ajeti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot