Në sulmin masiv të kryer nga forcat ruse me raketa dhe dronë mbi Kiev, janë goditur të paktën 11 ndërtesa banimi. Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku Vitali Klitschko, raporton Kyiv Independent.
“Shumë grataçiela në mbarë Kievin janë goditur, pothuajse në çdo distrikt”, deklaroi gjithashtu Tymur Tkachenko, kreu i Administratës Ushtarake të qytetit.
Ndërkohë, nga ana tjetër Moska pretendon se 216 dronë ukrainas janë rrëzuar gjatë natës mbi territorin rus. Lajmi raportohet nga agjencia ruse e shtypit Tass, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, 66 dronë janë leshuar mbi rajonin e Krasnodarit dhe 45 të tjerë mbi rajonin e Saratovit.