Mediat braziliane e fascinuar me selektorin e Shqipërisë

- Bota Sot

Mediat braziliane e fascinuar me selektorin e Shqipërisë

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, po bën punë të jashtëzakonshme te kuqezinj, “prova” më e “freskët” përkon me sigurimin e pozicionit të 2-të në Grupin K, sikurse pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Kupës së Botës.

Mund të thuhet pa frikë se “timonieri” brazilianë është më i suksesshmi në historinë e Kombëtares, pjesëmarrja në “Euro 2024” dhe tani jemi shumë pranë “Botërori 2026”.

Mediat braziliane i kanë kushtuar vëmendje të veçantë fitores historike për nga rëndësi kundër Andorrës: “Më pranë një arritje historike!

Me Sylvinhon në krye të ekipit, Shqipëria mposhti Andorrën dhe me ndihmën e humbjes së Serbisë, siguroi një vend në fazën ‘play-off’ për një vend në Kupën e Botës!”, shkruan “tnstsport.br”.

Trajneri brazilian ka në krye të Shqipërisë 31 ndeshje, e përkthyer me 15 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, bilanc për t’u “duartrokitur” në lidhje me kualitetet që kemi ndaj rivalëve.. 
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot