Skuadra e AC Milanit sot luan një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Virtus Entella në stadiumin “Chinetti” në Solbiate Arno.
“Kuqezinjtë” me trajner Allegrin ka publikuar formacionin për këtë ndeshje.
Në 11-she është edhe mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Jashari rikthehet nga lëndimi dhe po luan për herë të parë pas një kohe të gjatë.
Ndeshja miqësore filloi nga ora 11:30.