Vjen transferimi i papritur!

- Bota Sot

Vjen transferimi i papritur!

Fatmir Prenga është futbollisti më i ri i Vorës.

Sulmuesi 24-vjeçar, i cili kaloi një dëmtim të rëndë, ka vendosur që rikthimin në fushë ta bëjë pikërisht me skuadrën vorane.

Për Prengën, ky është një rikthim. Ai ka qenë pjesë e Vorës para se të dëmtohej, por edhe pse kishte kontratë aktive 2-vjeçare, palët vendosën që të mbyllnin bashkëpunimin mes tyre.

Megjithatë, “Newsport”, bëjnë me dije se sulmuesi ka 3 javë që është në stërvitje me Vorën dhe ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

Kujtojmë se Prenga është një lojtar i dalë nga akademia e Laçit, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Erzenit dhe së fundmi Tiranës. Tek këta të fundit ishte në formë huazimi, pikërisht nga Vora.



Lexoni të gjitha në Bota Sot