Kombëtarja Kosova U21 do të përballet sot me Qipron U21 në një ndeshje kualifikuese për UEFA Under-21 Euro.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Ethnikos Achnas” në Larnaka, me fillim në orën 18:00 sipas kohës së Kosovës.
Atmosfera në kombëtares së Kosovës është jashtëzakonisht pozitive, ndërsa përkushtimi i Dardanëve U21 shihet maksimal për ndeshjen.
Trajneri dhe lojtarët janë të fokusuar në arritjen e një rezultati pozitiv dhe në tregimin e potencialit të tyre në skenën ndërkombëtare.
Kombëtarja e Kosovës U21 synon të shfrytëzojë këtë sfidë për të forcuar pozitat e saj në grup dhe për të treguar zhvillimin e saj në skenën ndërkombëtare.