Denzel Dumfris nuk do të luajë sonte me Holandën në transfertën me Poloninë.
Trajneri Ronald Koman e ka lënë jashtë mbrojtësin e Interit për shkak të një problemi fizik.
Stafi mjekësor e konsideroi më mirë të mos e përfshinte atë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, e cila zhvillohet një javë para derbit kundër Milanit.
Sipas NOS, lojtari i Interit u largua nga seanca stërvitore herët të martën, duke qëndruar në stol dhe duke hequr këpucët.
Shkalla e dëmtimit të tij mbetet e panjohur dhe ende e paqartë.
Kristian Kivu padyshim do të jetë njoftuar dhe do të jetë në kontakt me të.
Zikaltërit shpresojnë që Dumfris të mos ketë asgjë serioze dhe që të jetë në gjendje të luajë të dielën, më 23 nëntor.