Kosova është gati për ballafaqimin (nesër, 20.45) me Slloveninë në kuadër të xhiros së pestë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kombëtarja e Kosovës aktualisht është në pozitë shumë të mirë përkatësisht në pozitën e dytë me 7 pikë, tre më pak se lideri i Grupit B, Zvicra dhe ka katër pikë më shumë se Sllovenia e gjashtë se Suedia.
Media serbe “Telegraf” befason me një titull: “Dhëndri i serbëve do të përballet me Kosovën, ja çfarë tha para ndeshjes”.
Media serbe vajton Serbinë se po mbetet jashtë Kampionatit Botëror.
“Sllovenia e pret Kosovën në Lubjanë dhe në rast se ndeshja përfundon në barazim ose mysafirët fitojnë,
Serbia do të mbetet pa asnjë mundësi teorike.
Portieri dhe kapiteni slloven Jan Oblak foli në një konferencë për shtyp para kësaj ndeshje.
Portieri i Atletico Madridi është i dashuri i tenistes serbe Olga Danilloviq”, shkruan ndër të tjera media serbe..
“Dëshira është të fitojmë. Besoj se mund ta bëjmë. Jo vetëm këtë javë, kjo dëshirë është ndjerë që nga fillimi i kualifikimeve.
Presim një ndeshje të vështirë. Kosova është një skuadër shumë e mirë në kundërsulme. E dimë që na duhen tre pikë, por kjo nuk do të thotë që mund të luajmë pa kokë që nga minuta e parë”, - tha mes të tjera Oblak.